Aksion i Doganës dhe Policisë në Leposaviq, konfiskohen mallra të kontrabanduara - NACIONALE

Aksion i Doganës dhe Policisë në Leposaviq, konfiskohen mallra të kontrabanduara

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Dogana e Kosovës dhe Policia e Kosovës kanë zhvilluar një aksion të përbashkët në Leshak të Leposaviqit, ku janë konfiskuar mallra të kontrabanduara.

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla përmes një shkrimi në Facebook, ka thënë se në një lokal afarist janë konfiskuar 93 kartela grafike, 8 pajisje Antiminer, 17 pllaka elektronike që shërbejnë për prodhimin e kriptovalutave, 280 litra pije alkoolike dhe 96 litra pije joalkoolike.

“Po ashtu, gjatë zhvillimit të këtij aktiviteti të përbashkët, është hasur edhe një automjet i dyshuar të cilit i janë konfiskuar produkte ushqimore që po i kontrabandonte nga Serbia”, ka thënë ai.

Në fund, Sveçla ka falenderuar Doganën dhe Policinë për punën e bërë.

Postimi i plotë i ministrit në Facebook:

Në zbatim të misionit për sundim të ligjit dhe luftës kundër kontrabandës, Njësitet kundër kontrabandës nga Dogana e Kosovës dhe Njësitet relevante nga Policia e Kosovës sot kanë zhvilluar aksion të përbashkët në Leshak të Komunës së Leposaviqit.

Me këtë rast, nga ky aksion, në një lokal afarist njësitet kanë konfiskuar si mallra të kontrabanduara 93 kartela grafike, 8 pajisje Antiminer, 17 pllaka elektronike që shërbejnë për prodhimin e kriptovalutave si dhe 280 litra pije alkoolike dhe 96 litra pije joalkoolike.

Po ashtu, gjatë zhvillimit të këtij aktiviteti të përbashkët, është hasur edhe një automjet i dyshuar të cilit i janë konfiskuar produkte ushqimore që po i kontrabandonte nga Serbia.

Falënderoj Doganën dhe Policinë e Kosovës për suksesin e sotëm por edhe për vendosmërinë e tyre për të luftuar çdo fenomen që cënon rendin dhe ligjet e Republikës së Kosovës

Lajme të ngjashme