Aksidentohen shtatë vetura në Prishtinë, lëndohen pesë persona
Një aksident rrugor ka ndodhur në Prishtinë.
Në rrugën “B” në Prishtinë, shtatë vetura janë përfshirë në aksident.
Sipas zëdhënëses së Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka treguar se janë lënduar pesë persona.
“Sot rreth orës 12:00 kemi pranuar informatën se në rrugën ‘B’ në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira shtatë automjete (4 prej tyre në lëvizje ndërsa 3 të parkuara). Bazuar në të dhënat fillestare, si pasojë e aksidentit janë lënduar pesë persona.
Me rastin po merret njësiti i trafikut të kryeqytetit”, ka thënë Ahmeti për Telegrafin.