Aksidenti tragjik te Liqeni i Badovcit, Sveçla shpreh ngushëllime familjeve dhe bën thirrje për vozitje të kujdesshme - NACIONALE

Aksidenti tragjik te Liqeni i Badovcit, Sveçla shpreh ngushëllime familjeve dhe bën thirrje për vozitje të kujdesshme

1 vit më parë

nga NACIONALE

Për aksidentit me fatalitet që ngjau mbrëmë te Liqeni i Badovcit ku humbën jetën tre persona, ka reguar edhe Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, i cili u shprehu ngushëllime familjeve të viktimave dhe bëri thirrje për vozitje të kujdessshme.

Postimi i Sveçlës:

Mbrëmë pas mesnatës në një vetaksident gjeten vdekjen tre të rinj, prej të cilëve dy tashmë janë identifikuar.

Në vend të ngjarjes menjëherë pas aksidentit ka intervenuar Policia e Kosovës e cila me ndihmën e FSK-së dhe zjarrëfikësve ka nxjerrë veturën nga Liqeni i Badovcit dhe trupat e të ndjerëve. Aktualisht, ekspertët e fushës janë duke bërë hetime për shkakun e aksidentit.

Shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjeve të viktimave dhe në këto momente të rënda për ta jemi në krah të tyre.

Ju bëj thirrje të gjithë qytetarëve për vozitje të kujdesshme në mënyrë që të shmangim dhe të mos përsëriten aksidente të tilla.

Lajme të ngjashme