Kryetari i Kuvendit të Gjilanit: Rruga Gjilan-Prishtinë është shndërruar në rrugën më të rrezikshme në Kosovë
Tre persona rreth të njëzetave të tyre kanë mbetur të vdekur mbrëmë pas një aksidenti me makinë, te Liqeni i Badocit, në rrugën Prishtinë-Gjilan.
Kryetari i Kuvendit të Gjilanit, Kushtrim Kadriu, ka kritikuar Qeverinë e Kosovës për vonesat në përfundimin e autostradës Gjilan-Prishtinë, ndërsa bëri të ditur se hasi në aksident duke udhëtuar për në Prushtinë
"Rruga Gjilan- Prishtinë është shndërruar në rrugën më të rrezikshme në Kosovë, derisa autostrada Gjilan- Prishtinë është shndërruar në një serial që nuk po përfundon." - tha ai ndër të tjera.
"Është mirë që ju pushtetarë që nuk po arrini të kryeni projektet si Ura e Badovcit dhe Autostrada Gjilan- Prishtinë, të uleni dhe shkruani letrat e dorëheqjes suaj." - tha ai.
Postimi:
Mbrëmë vonë, diku rreth orës 04.40 para mëngjesit, më rastisi të shkoja në Prishtinë dhe kur arrita te ura e cila asesi të përfundojë, pashë një numër të madh të policëve, zjarrëfikësve si dhe shumë vetura civile.
U ndala dhe pyeta se çfarë kishte ndodhur, dhe më treguan për ngjarjen e rëndë, ku një veturë kishte rënë në liqen.
Rruga Gjilan- Prishtinë është shndërruar në rrugën më të rrezikshme në Kosovë, derisa autostrada Gjilan- Prishtinë është shndërruar në një serial që nuk po përfundon.
Është mirë që ju pushtetarë që nuk po arrini të kryeni projektet si Ura e Badovcit dhe Autostrada Gjilan- Prishtinë, të uleni dhe shkruani letrat e dorëheqjes suaj.