Aksidenti në Shkup, Ahmeti: Kjo tragjedi na ka tronditur të gjithëve - NACIONALE

Aksidenti në Shkup, Ahmeti: Kjo tragjedi na ka tronditur të gjithëve

1 vit më parë

nga NACIONALE

Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti, ka ngushëlluar familjen Asllani nga fshati Gërçec i Shkupit për humbjen e anëtarëve të tyre në një aksident trafiku në rrugën Rashçe-Saraj.

Ai ka bërë me dije se kjo tragjedi ka tronditur gjithë shqiptarët e Maqedonisë së Veriut.

Në profilin e tij në “Facebook”, Ahmeti ka shkruar se ndan dhimbjen me familjarët dhe miqtë.

“Me pikëllim të thellë mora lajmin tragjik për aksidentin e rëndë në rrugën Rashçe-Saraj, ku humbën jetën anëtarë të familjes Arsllani nga fshati Gërçec. Kjo tragjedi na ka tronditur të gjithëve dhe na ka lënë me zemra të thyera. Ndaj dhimbjen dhe pikëllimin me familjarët dhe miqtë e tyre, duke lutur që Zoti t’u japë forcë dhe durim për ta përballuar këtë humbje të madhe. Ngushëllimet e mia më të sinqerta shkojnë për familjen Arsllani. Jemi me ju në këtë moment të vështirë dhe ndjejmë dhimbjen tuaj si tonën. Lutemi që engjëlli i vogël i shpëtuar të rritet me forcën e kujtimeve të bukura për familjen e tij. Zoti i mëshiroftë shpirtrat e tyre dhe ua lehtësoftë dhimbjen të afërmve”, ka shkruar Ahmeti.

Lajme të ngjashme