Aksidenti me fatalitet në Pejë, spitali tregon për gjendjen e të lënduarit: Jashtë rrezikut për jetën
Spitali i Përgjithshëm i Pejës ka treguar për gjendjen shëndetësore të personit të lënduar sot në një aksidentit, ku vdiq një person.
Përmes një njoftimi në Facebook, spitali ka njoftuar se i lënduari ndodhet në gjendje stabile dhe jashtë rrezikut për jetë.
Sa i përket viktimës, spitali ka treguar se gruaja që humbi jetën si pasojë e këtij aksidenti ka arritur në spital pa shenja jete.
“Ju informojmë se në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë sot janë sjellë dy persona si pasojë e një aksidenti. Njëri fatëkeqësish ka arritur pa shenja jete dhe është konstatuar vdekja e tij, ndërsa personi tjetër është duke u trajtuar dhe aktualisht ndodhet në gjendje stabile, jashtë rrezikut për jetën. Spitali i Përgjithshëm në Pejë shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen e të ndjerit”, është thënë në njoftim.