Aksidenti me fatalitet në Lipjan: Policia jep detaje
Policia e Kosovës ka dhënë detaje të reja për aksidentin në Lipjan, ku vdiq shoferi i një veture.
Sipas Policisë, aksidenti ka ndodhur mes kamionit dhe veturës.
Njoftimi:
AKSIDENT TRAFIKU ME FATALITET
Rr. Ibrahim Rugova, Lipjan 22.04.2024 – 14:08. Një automjet transportues (kamion) të cilin e drejtonte një mashkull kosovar dhe një veturë të cilën e drejtonte një mashkull kosovar, janë përfshirë në aksident trafiku në mes veti. Si pasojë e lëndimeve të marra në aksident ka ndërruar jetë drejtuesi i veturës. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për autopsi, kurse drejtuesi i automjetit transportues është dërguar në mbajtje.