Aksidenti me fatalitet në Komoran, deklarohet policia - NACIONALE

Aksidenti me fatalitet në Komoran, deklarohet policia

2 javë më parë

nga NACIONALE

Një 24-vjeçare ka humbur jetën si pasojë e një vetaksidenti që ka ndodhur mëngjesin e sotëm në rrugën nacionale Pejë–Prishtinë, në afërsi të Komoranit.

Përveç viktimës, edhe tre persona të tjerë kanë mbetur të lënduar si pasojë e aksidentit.

“Sot, rreth orës 05:30, në rrugën nacionale Pejë–Prishtinë, në afërsi të Komoranit, është shkaktuar një aksident trafiku me pasoja fatale. Si pasojë e aksidentit (vetaksident), një person ka humbur jetën, ndërsa tre persona të tjerë kanë pësuar lëndime trupore. Njësitë kompetente policore, në koordinim me Prokurorin e Shtetit, janë duke zhvilluar hetimet për sqarimin e rrethanave të rastit”, ka thënë zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha.

Policia e Kosovës u bën thirrje të gjithë drejtuesve të automjeteve që të respektojnë rregullat e trafikut dhe të shtojnë kujdesin gjatë vozitjes, me qëllim të parandalimit të aksidenteve dhe ruajtjes së sigurisë në rrugë.

Lajme të ngjashme