Aksidenti me fatalitet në Ferizaj, Policia tregon shkaqet - NACIONALE

Aksidenti me fatalitet në Ferizaj, Policia tregon shkaqet

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Policia e Kosovës ka dhënë detaje për aksidentin e djeshëm në fshatin Bibaj të Ferizajt, ku mbeti i vdekur shoferi i kamionit.

Sipas Policisë, shkaktari kryesor i aksidentit është mospërshtatja e shpejtësisë me kushtet e rrugës.

“Viktima mashkull kosovar derisa ka qenë duke drejtuar kamionin, duke hyrë në autostradën, dyshohet se nuk ka përshtatur shpejtësinë e lëvizjes dhe është rrokullisur. Ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës në vendin e ngjarjes. Në vend ngjarje kanë edhe dalë njësitet përkatëse policore, emergjenca dhe zjarrfikësit. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë.

Lajme të ngjashme