Aksidenti me 14 të lënduar në Novobërdë: Policia jep detaje si ndodhi rasti - NACIONALE

Aksidenti me 14 të lënduar në Novobërdë: Policia jep detaje si ndodhi rasti

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Policia e Kosovës ka dhënë detaje të reja lidhur me një aksident në Novobërdë, ku u lënduan 14 persona.

Sipas Policisë, aksidenti ka ndodhur pasi shoferi i autobusit e humbi kontrollin dhe kaloi në shiritin e kundërt.

Njoftimi:

Prekoc, Novobërdë / 02.04.2024 – 13:15. Një autobus dhe një automjet transportues janë përfshirë në aksident trafiku në mes veti. Si pasoj e aksidentit 14 persona kanë pësuar lëndime trupore . Aksidenti dyshohet se ka ndodhur kur drejtuesi i autobusit për arsye të panjohura ka humbur kontrollin mbi drejtimin e autobusit duke kaluar në shiritin e kundërt të lëvizjes dhe është përplasur frontalisht me automjetin që po lëvizte në anën e kundërt. Të lënduarit kanë pranuar trajtim mjekësor në QKUK. Në konsultim me prokurorin rasti procedohet në procedurë të rregullt.

Lajme të ngjashme