Aksidenti ka ndodhur në rrugën “Adem Jashari”: Policia jep detaje për burrin e Shkurte Fejzës
Policia e Kosovës ka dhënë detaje për aksidentin e trafikut, ku burri i këngëtares Shkurte Fejza është ka godit nga një veturë.
Policia e Kosovës ka njoftuar se aksidenti ka ndodhur në orën 10:50 në rrugën “Adem Jashari” në Prizren.
“Sot me datë 23.02.2024 rreth orës 10:50 eshte raportuar per nje aksident trafiku. Aksidenti ka ndodhur në rrugën Adem Jashari, deri te aksidenti ka ardhur kur kembesori ka qene duke e kaluar rrugën dhe është goditur nga një automjet”, ka thënë për gazetën Express zëdhënësi i policisë për Rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.
Ai ka bërë me dije se viktima është jashtë rrezikut për jetë.
“Viktima ka pësuar lëndime të rënda por jashtë rrezikut për jetë. Policia ka intervistuar palët e perfshira dhe është njoftuar prokurori kujdestar, me urdhër të prokurorit rasti procedohet me procedurë të rregullt”, ka deklaruar ai.