Aksidentet në trafik, dy persona kanë vdekur mbrëmë në Podujevë - NACIONALE

Aksidentet në trafik, dy persona kanë vdekur mbrëmë në Podujevë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë natës se mbrëmshme në Podujevë kanë vdekur dy persona.

Në raportin 24 orësh është bërë me dije se vdekjet kanë ndodhur si pasojë e aksidenteve në trafik.

Në aksidentin e parë, policia ka treguar se vetura ka goditur për vdekje një këmbësore.

Podujevë 31.08.2023-21:45. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që, i njëjti duke drejtuar automjetin, dyshohet që nga pakujdesia ka goditur këmbësoren femër kosovare. Si pasojë e lëndimeve viktima ka ndërruar jetë, vdekjen e të cilës e ka konstatuar ekipi mjekësor. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë dërgohet në IML për obduksion, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje”, është thënë në raportin e policisë.

Ndërsa në një veaksident një person ka humbur jetën dhe disa të tjerë janë lënduar.

Podujevë 31.08.2023-23:40. Raportohet se ka ndodhur një vet aksident trafiku, ku si pasojë tre persona meshkuj kosovarë kanë pësuar lëndime trupore. Të lënduarit janë dërguar për tretman mjekësor në QKUK , ku njeri prej tyre ka ndërruar jetë”, ka bërë me dije policia në raport.

Lajme të ngjashme