Aksident tragjik, vdes 29-vjeçarja nga Suhareka
Një aksident tragjik ka ndodhur mëngjesin e sotëm në rrugën Bukosh-Savrovë, ku ka humbur jetën Arijeta Rexhep Luzha, 29-vjeçare nga fshati Vraniq i Suharekës.
Lajmin e ka konfirmuar Policia e Kosovës për rajonin e Prizrenit.
Aksidenti ka ndodhur mes dy veturave. Përveç viktimës, lëndime trupore ka pësuar edhe një person tjetër.
Rastin po e hetojnë njësitet përkatëse të Policisë së Kosovës.