Aksident tragjik në Junik, humb jetën drejtuesi i një katërçiklete - NACIONALE

Aksident tragjik në Junik, humb jetën drejtuesi i një katërçiklete

1 javë më parë

nga NACIONALE

Një person ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti trafiku të ndodhur të shtunën në fshatin Jasiq të Junikut.

Aksidenti është raportuar rreth orës 13:40 dhe në të ka qenë e përfshirë një katërçikletë.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Driton Rugova, ka bërë të ditur se drejtuesi i mjetit ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes.

"Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet relevante të Policisë, gjithashtu edhe prokurori i shtetit”, ka thënë Rugova për Klan Kosova.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë, ku do t’i nënshtrohet obduksionit.

Lajme të ngjashme