Aksident tragjik në Gjermani, raportohet se treni ka goditur për vdekje dy kosovarë - NACIONALE

Aksident tragjik në Gjermani, raportohet se treni ka goditur për vdekje dy kosovarë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmjen e së premtes në Wiesbaden të Gjermanisë, ku raportohet se treni ka goditur për vdekje dy person.

Shoqata Humanitare Dardania Wiesbaden, përmes një postimi në Facebook kanë bërë të ditur se personat e vdekur kanë qenë kosovarë.

“Aksident tragjik, Wiesbaden 16.12.2022, Sot, në orët e mbrëmjes sipas policisë federale, në Wiesbaden ndodhi një aksident tragjik ku një tren goditi dy udhëtar të cilët ishin duke kaluar shinat e trenit. Me këtë rast vdiqën dy bashkatdhetar: Admir Seta(40 vjeç) dhe Leutrim Hyseni(31 vjeç). Admiri la gruan dhe 4 fëmijë të mitur”, thuhet në njoftimin e shoqatës.

Lajme të ngjashme