Aksident trafiku në Pejë, përfshihen dy vetura dhe një autobus i parkuar - NACIONALE

Aksident trafiku në Pejë, përfshihen dy vetura dhe një autobus i parkuar

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Një aksident trafiku ku janë përfshirë dy vetura dhe një autobus, që ishte i parkuar, ka ndodhur sot në Pejë, rreth orës 18:40.

Zëdhënësi i Policisë për këtë rajon, Driton Rugova i tha Nacionales se si pasojë e aksidentit janë lënduar dy persona.

Të njëjtit janë dërguar për tretman mjekësor dhe janë jashtë rrezikut për jetë.

“Sot rreth orë 18:40, Policia është njoftuar për një aksident trafiku i cili ka ndodhur në rrugën " Beteja e Loxhës" në Pejë, në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy (2) vetura dhe një autobus i cili isht i parkuar, si pasojë e aksidentit dy (2) persona kanë pësuar lendime trupore të njejtit janë dërguar në spitalin rajonal në Pejë, për tretman mjekësor, por sipas ekipit mjekësor te njejtit kanë lendime të lehta dhe janë jasht rrezikut për jetë”, tha ai.

Lajme të ngjashme