Aksident trafiku në Lakrishtë - nuk raportohet për të lënduar
Një aksident trafiku ka ndodhur në pasditen e sotme në lagjen Lakrishtë të Prishtinës.
Rreth këtij aksidenti, përveç dëmeve materiale, nuk është raportuar për ndonjë të lënduar.
Lajmin për Nacionalen e ka konfirmuar Vlora Ahmeti, zëdhënëse për rajonin e Prishtinës.
“Rreth orës 16:30 është raportuar një aksident me dëme materiale ne mes te dy automjeteve mbi rrethrrotullim në Lakrishtë. Nuk raportohet për persona të lënduar”, tha Ahmeti për Nacionale.