Aksident trafiku në Gllarevë të Klinës, policia thotë se janë lënduar 4 persona
Policia e Kosovës ka njoftuar se sot ka ndodhur një aksident trafiku në fshatin Gllarevë të Komunës së Klinës.
Zëdhënës i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, ka treguar se si pasoj e këtij aksidenti janë lënduar katër persona.
Sipas tij, aksidenti ka ndodhur rreth orës 11:20, raporton Klan Kosova.