Aksident trafiku në Rogovë, lëndohen tre persona
Një aksident trafiku ka ndodhur në fshatin Xërxë në komunën e Rahovecit.
Në aksident shihen të përfshirë dy makina ku si pasojë e përplasjes njëra nga veturat është rrokullisur ndërsa tjetra ka përfunduar jashtë rruge.
Lajmi është konfirmuar nga Lumni Frainsha nga Policia e Kosovës në Gjakovë.
“Aksidenti ka ndodhur në mes të fshatrave Rogovë dhe Celinë. Të përfshira janë dy automjete ndërsa si pasojë e aksidentit tre persona janë lënduar rëndë të cilët për momentin janë duke marrë ndihmën mjekësore në spitalin rajonal kurse në vendngjarje janë njësitet e trafikut nga DRP Gjakovë”, ka thënë Graishta.
Nacionale do t’ju mbajë të informuar rreth rastit.