Vetëaksident trafiku në fshatin Llabjan - shoferi shpëton mrekullisht
Një vetëaksident trafiku ka ndodhur në fshatin Llabjan i cili përveç dëmeve materiale, nuk është raportuar për të lënduar.
Sipas raportimeve, vetura ka qenë në tejkalim në shpejtësi të lartë duke rrezikuar të godas një tjetër veturë në momentin e vetëaksidentit.
Në bazë të fotografive të dërguara nga lexues të Nacionales, shoferi raportohet të ketë shpëtuar mrekullisht pa lendime ndonëse vetura ishte rrokullisur disa herë duke përfunduar jashtë rruge.

