Aksident te NEWBORN, vetura godet këmbësoren
Një aksident ka ndodhur këtë të enjëte, në qendër të Prishtinës. Përballë “Newborn”, një veturë ka goditur këmësoren.
Në fotografitë e dërguara nga lexuesit e Nacionales, vërehet një grua, teksa është e shtrirë në tokë. Policia gjithashtu ka qëndruar në vend të ngjarjes.
