Aksident në Vushtrri, lëndohet një person
Një aksident rrugor ka ndodhur në zonën e Galicës në Vushtrri të hënën, duke rezultuar në një person të lënduar.
Lajmin e konfirmoi Avni Zahiti, zëdhënës i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, për Gazetën Express.
“Aksident trafiku me lëndime rreth orës 18:27, është raportuar se në fshatin Galicë të Vushtrrisë, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime e përfshirë një veturë civile me targa vendore”, ka thënë Zahiti.