Aksident në rrugën Prishtinë-Podujevë: Një i vdekur dhe katër të lënduar
Një person ka mbetur i vdekur e katër të tjerë janë lënduar si pasojë e një aksidenti në rrugën Prishtinë-Podujevë.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Sot rreth orës 14:00 në rrugën Prishtinë-Podujevë, ka ndodhur një aksident trafiku mes dy automjeteve (një veturë dhe një traktor). Si pasojë e aksidentit në vendin e ngjarjes ka humbur jetën një person dhe janë lënduar katër të tjerë. Personat e lënduar janë dërguar për tretman mjekësor, ndërkohë që me rastin po merret njësiti i trafikut rajonal”, tha Ahmeti.