Aksident në rrugën Prishtinë-Gjilan, vdes një person dhe lëndohen dy të tjerë - NACIONALE

Aksident në rrugën Prishtinë-Gjilan, vdes një person dhe lëndohen dy të tjerë

1 vit më parë

nga NACIONALE

Një person ka vdekur dhe dy të tjerë janë lënduar pas një aksidenti mes dy veturave dhe një kamioni në rrugën Prishtinë-Gjilan.

Zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti ka thënë se aksidenti ka ndodhur rreth orës 12:00.

Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes, ndërkohë të lënduarit janë dërguar për tretman mjekësor.

“Sot rreth orës 12:00 në rrugën Prishtinë- Gjilan, ka ndodhur një aksident trafiku në mes të tri automjeteve ( dy vetura dhe një kamion). Si pasojë e aksidentit në vendin e ngjarjes ka humbur jetën një person dhe janë lënduar dy të tjerë të cilët janë dërguar për tretman mjekësor. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje. Me rastin po merret njësiti i trafikut rajonal” – ka thënë ajo sipas “Klan Kosova”.

Lajme të ngjashme