Aksident në rrugën Prishtinë-Gjilan, pesë të lënduar - NACIONALE

Aksident në rrugën Prishtinë-Gjilan, pesë të lënduar

1 vit më parë

nga NACIONALE

Pesë persona kanë pësuar lëndime si pasojë e një aksidenti mes tri automjeteve në rrugën Prishtinë-Gjilan.

Zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka bërë të ditur se aksidenti ka ndodhur sonte rreth orës 20:00.

“Sot rreth orës 20:00 kemi pranuar informatën se në rrugën Prishtinë – Gjilan ka ndodhur një aksident trafiku. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira tri automjete. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar pesë persona. Me rastin po merret hetuesia nga njësiti i trafikut rrugor”, tha Ahmeti për Nacionalen.

Lajme të ngjashme