Aksident në rrugën Pejë – Prishtinë, një person i vdekur dhe dy të lënduar - NACIONALE

Aksident në rrugën Pejë – Prishtinë, një person i vdekur dhe dy të lënduar

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Një person ka vdekur dhe dy të tjerë janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në rrugën Pejë – Prishtinë, saktësisht në fshatin Leshan.

Nga ky aksident ka mbetur i lënduar një person tjetër, që dyshohet se e ka shkaktuar aksidentit.

Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Pejës, Shkodran Nikçi, ka bërë të ditur se personi i dyshuar për shkaktimin e aksidentit është dërguar për mjekim të mëtejshëm në QKUK në Prishtinë.

Si pasojë e një aksidenti trafiku në magjistralen Pejë-Prishtinë, në komunë të Pejës, një person ka ndërruar jetë, ndërsa personi që dyshohet se ka shkaktuar aksidentin ka pësuar lëndime trupore për çka është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK dhe është ndaluar për 48 orë.” – ka bërë të ditur Nikçi për Gazetën Nacionale.

Lajme të ngjashme