Aksident në rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtinë, tre persona të lënduar - NACIONALE

Aksident në rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtinë, tre persona të lënduar

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Tre persona janë lënduar si pasojë e një aksident trafiku në rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtinë më saktësisht në fshatin Milloshevë.

Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti për portalin rtv21.tv tha se në këtë aksident janë përfshirë katër automjete.

“Sot rreth orës 08:00 në rrugën nacionale Mitrovicë – Prishtinë saktësisht në fshatin Milloshevë ka ndodhur nje aksident trafiku ku janë përfshirë 4 automjete. Si pasjoë e aksidentit janë lënduar tre persona dhe janë shkaktuar dëme materiale”, tha Ahmeti.

Lajme të ngjashme