Aksident në rrugën Komoran-Caralevë, vdes një person
Policia e Kosovës ka njoftuar se sot në rrugën Komoran-Caralevë ka ndodhur një aksident trafiku me fatalitet.
Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahemti, ka treguar detaje për nga aksidenti.
Sipas saj, viktima e ka humbur kontrollin gjatë ngasjes dhe ka goditur disa vetura të parkuara.
“Në këtë aksident ka qenë i përfshirë një automjet në lëvizje, ngasësi i të cilit për shkaqe akoma të panjohura ka humbë kontrollin dhe ka goditur disa automjete të parkuara. Si pasojë e aksidentit ngasësi i automjetit ka humbur jetën”, ka thënë ajo.