Aksident në rrugën Gjakovë-Klinë, lëndohen shtatë persona
Policia e Kosovës ka njoftuar për një aksident trafiku në rrugën magjistrale Gjakovë–Klinë, në fshatin Mrasor.
Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Vlera Krasniqi, ka bërë me dije se në këtë aksident janë lënduar shtatë persona.
Sipas saj, në aksident janë përfshirë dy automjete.
“Në aksident janë përfshirë dy automjete. Deri më tani janë raportuar shtatë persona të lënduar, të cilët kanë marrë trajtim mjekësor. Njësia Rajonale e Trafikut Rrugor është duke e trajtuar rastin”, ka shkruar Krasniqi, raporton KlanKosova.