Aksident në qendër të Prishtinës, pesë të lënduar - NACIONALE

Aksident në qendër të Prishtinës, pesë të lënduar

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Një aksident ka ndodhur në Prishtinë, ku të përfshirë kanë qenë një autobus i trafikur urban dhe një taksi, nga i cili kanë mbetur të lënduar pesë persona.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti, e cila e ka konfirmuar se të lënduarit kanë pranuar trajtim mjekësor.

“Sot rreth orës 06:30 në kryqëzimin që lidhë rrugën “Nazim Gafurti” dhe rrugën “Haxhi Zeka” në Prishtinë , ka ndodhur një aksident trafiku në mes të një autobusi dhe një veture. Si pasojë e aksidentit pesë persona kanë pësuar lëndime trupore. Të njëjtit kanë pranuar tretman mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut.” – deklaroi Ahmeti.

Lajme të ngjashme