Aksident në Prishtinë, vetura përfundon në një butik
Një aksident ka ndodhur para pak momentesh në Prishtinë.
Si pasojë e këtij aksidenti një veturë e tipit “Golf 6” ka përfunduar në një butik.
Agron Borovci, zëdhënës i Policisë, tha për KALLXO.com se informacioni është pranuar si vetaksident trafiku dhe janë lënduar dy persona.
“Dy persona kanë pësuar lëndime trupore për çfarë kanë marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor, ndërkaq dëme materiale janë shkaktuar edhe në një lokal skaj rrugës”, tha Borovci.