Aksident i rëndë në Prishtinë, vdes një biçiklist
Një aksident trafiku ka ndodhur në Prishtinë, ku ka vdekur një person.
Zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, për Nacionalen ka konfirmuar se në aksident kanë qenë të përfshirë një veturë dhe një biçikletë.
“Në këtë aksident, kanë qenë të përfshira, një biçikletë dhe një automjet në lëvizje. Si pasojë e aksidentit, lëndime të rënda trupore ka pësuar biçiklisti, i cili nuk ka arritë të përballojë plagët dhe i njëjti ka ndërruar jetë.” – ka thënë ajo.
Në fund, Ahmeti ka thënë se vdekjen e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje.
Po ashtu, hetimet rreth rastit kanë nisur, ndërsa ngasësi i automjetit është shoqëruar për në stacionin policor.