Aksident në Podujevë, tre persona të lënduar - NACIONALE

Aksident në Podujevë, tre persona të lënduar

4 muaj më parë

nga NACIONALE

Një aksident trafiku ka ndodhur të dielën rreth orës 18:00 në fshatin Llugë të Podujevë, ku si pasojë kanë mbetur të lënduar tre persona.

Sipas Policisë së Kosovës, në aksident janë përfshirë një veturë dhe një motoçikletë. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja për rajonin e Prishtinë, Flora Ahmeti.

Të lënduarit kanë marrë trajtim mjekësor, ndërsa me rastin po merret njësiti i trafikut rajonal.

Lajme të ngjashme