Aksident në Malishevë, tetë të lënduar - njëri në gjendje kome
Në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës është evidentuar edhe një aksident mes dy automjeteve në fshatin Mirushë të Malishevës.
Sipas rapotit, tetë persona kanë mbetur të lënduar nga ky aksident, teksa njëri prej të lënduarve është në gjendje kome.
“AKSIDENTTRAFIKU ME LËNDIME – Fsh. Mirushë, Malishevë 22.12.2023 – 00:50. Raportohet për një aksident trafiku në mes dy automjeteve. Përveç dëmeve materiale të shkaktuar lëndime trupore kanë pësuar tetë persona të cilët janë dërguar në QKUK për tretman të nevojshëm mjekësor, njëri prej tyre gjendet në gjendje kome. Rasti në procedurë hetimore”, thuhet në raport.