Aksident në magjistralen Pejë-Prishtinë, shtatë të lënduar
Shtatë persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti në magjistralen Pejë-Prishtinë.
Lajmin e ka bërë të ditur zëdhëënsi i Policisë, Fadil Gashi.
“Policia është njoftuar se rreth orës orës 18:40 për një aksident trafiku të ndodhur në magjistralen Pejë–Prishtinë, saktësisht në fshatin Zajm të Klinës. Në aksident janë përfshirë tre vetura, ndërsa si pasojë e përplasjes shtatë persona kanë pësuar lëndime trupore. Të lënduarit janë transportuar për trajtim mjekësor në Spitalin Rajonal të Pejës. Njësitë kompetente të Policisë kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe po vazhdojnë me hetimin e shkaqeve të aksidentit”, tha ai.