Aksident në magjistralen Ferizaj-Kaçanik, tre të lënduar
Tre persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti në magjistralen Ferizaj-Kaçanik.
Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë, Kanun Veseli.
“Sot, rreth orës 16:10, në magjistralen Ferizaj–Kaçanik, në afërsi të fshatit Gërlicë, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Në këtë aksident janë përfshirë tri automjete, ndërsa tre persona kanë pësuar lëndime trupore dhe u është ofruar ndihma e parë mjekësore”, tha Veseli.