Aksident në Klinë, lëndohen dy persona - NACIONALE

Aksident në Klinë, lëndohen dy persona

1 vit më parë

nga NACIONALE

Dy persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti në rrugën Klinë-Ujmir, saktësisht në fshatin Pograxh.

Kështu ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Driton Rugova, ku ka njoftuar se njëri nga të lënduarit është duke marrë tretman në QKUK.

Sot rreth orës 12:45, Policia është njoftuar se ne fshatin Pogragjë – Klinë ka ndodhur një aksident trafiku, në këtë aksident ishin të involvuara 2 vetura dhe si pasojë këtij aksidenti 2 persona kanë pësuar lëndime trupore të njëjtit janë dërguar në Spitalin Rajonal në Pejë për tretman mjekësor, ndërsa njëri nga të lënduarit për shkak të natyrës së lëndimeve është dërguar në QKUK-Prishtinë.” – ka bërë të ditur Rugova.

Lajme të ngjashme