Aksident në Klinë, humb jetën një person - NACIONALE

Aksident në Klinë, humb jetën një person

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Një person ka mbetur i vdekur si pasojë e një aksidenti në fshatin Jashanisë të Klinës.

Lajmin e ka konfirmuar edhe Fadil Gashi, nga Policia e Kosovës për rajonin e Pejës.

“Rreth orës 06:50 policia ka marrë informatën për një aksident në fshatin Jashanicë të komunës së Klinës. Menjëherë në vend ngjarje ka dalë njësiti policor dhe autoambulanca. Mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e një personi”, ka thënë Gashi.

Ndryshe, orëve të fundit situata në trafik është vështirësuar shkaku i vërshimeve dhe reshjeve të shiut.

Lajme të ngjashme