Aksident në Istog – përplasen 2 vetura, lëndohen 8 persona
Dy vetura janë përplasur me njëra-tjetrën në Istog, ku të lënduar kanë mbetur 8 persona.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës rasti ka ndodhur ditën e Shtunë rreth orës 21 e 30 në fshatin Rakosh të Istogut.
“Dy vetura janë përfshirë në aksident trafiku në mes veti. Si pasoj, lëndime kanë pësuar tetë persona, ku njëra nga viktimat femër kosovare është dërguar në QKUK për tretman të mëtutjeshëm mjekësor. Rasti është duke u hetuar” thuhet në raport.