Aksident në hyrje të Mitrovicës, një i vdekur
Një aksident me fatalitet ka ndodhur para pak minutash në hyrje të Mitrovicës.
Një person ka mbetur i vdekur nga ky aksident, raporton Jepi zë.
Aksidenti ka ndodhur më saktësisht në Kolloni, afër varrezave të serbëve.
Rastin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi në policinë Rajonale të Mitrovicës, duke thënë se “në aksident janë përfshirë tri automjete një veturë , një kamionetë dhe një motoçikletë, ku si pasojë e lëndimeve të pësuara në aksident ka humbur jetën motoçiklisti. Ndërsa lëndime ka pësuar edhe një person tjetër i cili po trajtohet ne Spitalin Rajonal në Mitrovicë”.