Aksident në Gjakovë: Përplasen vetura dhe motoçikleta, dy të lënduar - NACIONALE

Aksident në Gjakovë: Përplasen vetura dhe motoçikleta, dy të lënduar

6 muaj më parë

nga NACIONALE

Një aksident mes një automjeti dhe një motoçiklete është regjistruar sot në fshatin Osek Hilë, në territorin e komunës së Gjakovës.

Rastin e ka konfirmuar për Klankosova.tv zëdhënësja e Policisë për rajonin e Gjakovës, Vlera Krasniqi, e cila njoftoi se nga aksidenti dy persona kanë pësuar lëndime dhe kanë pranuar trajtim mjekësor.

Sipas saj, aksidenti ka ndodhur rreth orës 15:00, ndërsa në vendin e ngjarjes kanë intervenuar njësitë relevante të Policisë së Kosovës.

“Sot rreth orës 15:00 , në fshatin Osek Hilë-Gjakovë, ka ndodhur një aksident trafiku mes një veture dhe motoçiklete. Si pasojë e aksidentit dy persona kanë marrë trajtim mjekësorë. Njesia Rajonale e Trafikut Rrugor është përgjigjur në rast dhe ka ndërmarrë veprimet e nevojshme policore”, ka bërë të ditur Krasniqi.

Lajme të ngjashme