Aksident në fshatin Shupkovc, lëndohet shoferi i motoçikletës - NACIONALE

Aksident në fshatin Shupkovc, lëndohet shoferi i motoçikletës

1 vit më parë

nga NACIONALE

Një aksident ka ndodhur në fshatin Shupkovc, ku si rezultat është lënduar shoferi i një motoçiklete.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

“Aksident trafiku me lëndime i shkaktuar sot rreth orës 16:00 në rrugën nacionale, në segmentin rrugor në fshatin Shupkovc. Në aksident janë përfshirë një veturë dhe një motor, përveç dëmeve materiale lëndime ka pësuar shoferi i motorit”, tha Zahiti.

Lajme të ngjashme