Aksident në Bresje, lëndohen tre persona - NACIONALE

Aksident në Bresje, lëndohen tre persona

6 muaj më parë

nga NACIONALE

Tre persona kanë mbetur të lënduar pas një aksidenti që ka ndodhur sonte mes dy veturave dhe një autobusi në Bresje të Fushë-Kosovës.

Lajmi është konfirmuar nga Daut Hoxha, zëdhënës i policisë së Kosovës.

“Si pasojë e aksidentit, tre persona kanë pësuar lëndime trupore. Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore për sqarimin e rrethanave të aksidentit”.

“Policia apelon tek të gjithë pjesëmarrësit në trafik që të respektojnë rregullat e komunikacionit dhe të shtojnë kujdesin gjatë ngasjes” – ka thënë ai për Klan Kosova.

Lajme të ngjashme