Aksident në autostradën Prishtinë–Ferizaj, një person i lënduar - NACIONALE

Aksident në autostradën Prishtinë–Ferizaj, një person i lënduar

1 vit më parë

nga NACIONALE

Një aksident trafiku ka ndodhur në autostradën “Arbër Xhaferi”, ku janë përfshirë tri vetura.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi, konfirmoi për Klan Kosova se si pasojë e përplasjes një person ka marrë ndihmë mjekësore.

“Njësitë policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe kanë kryer ekzaminimin e vendit të aksidentit”, tha Krasniqi.

Autoritetet po vazhdojnë hetimet për të zbardhur rrethanat e këtij aksidenti.

Lajme të ngjashme