Aksident në afërsi të Bllacës në Maqedoni të Veriut, bllokohet rruga që çon në Shkup
Një aksident ka ndodhur në afërsi të Bllacës në Maqedoni të Veriut.
Një kamion është aksidentuar, duke çuar në bllokimin e rrugës që çon në Shkup.
“Më datë 09.03.2024 në ora 06:50 në rrugën kryesore Shkup – vendkalimi kufitar Bllacë, ka ndodhur një aksident trafiku në të cilin TMV MAN ka humbur kontrollin dhe është përmbysur në rrugë, duke i zënë të dy shiritat, nuk ka të lënduar. Policia është njoftuar për vendkalimin kufitar Bllacë dhe komunikacioni do të jetë i ndërprerë në të dy drejtimet. Nga kamioni me rreth 25 tonë plastikë PVC po shkarkohet në vend malli, i pranishëm është edhe shërbimi doganor”, thuhet në njoftim të Ministrisë së Brendshme të shtetit të Maqedonisë së Veriut.