Aksident mes veturës dhe motoçikletës në Suharekë, një person përfundon në QKUK
Një veturë është përplasur me një motoçikletë në Suharekë, ku një person është dërguar në Qendrën Klinike dhe Universitare të Kosovës për shkak të lëndimeve.
Lajmin për Gazetën Nacionale e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.
“Rreth orës 17:15, është raportuar një aksident mes një veture dhe një motoçiklete, në vedin e quajtur Biraç, drejtuesi i motoçikletës ka pësuar lëndim dhe është në gjendje të rëndë, ku është dërguar për trajtim mjekësor në Prishtinë”, tha Bytyqi.
Tutje aj ka njoftuar se se në lidhje me rastin tani është duke u marrë njësia rajonale e trafikut në Prizren.
