Aksident mes veturës dhe motoçikletës, lëndohet një person
Një person ka mbetur i lënduar si pasojë e një aksidenti mes një motoçiklete dhe një veture në lagjën "Lakrishtë" të Prishtinës
Lajmin e ka konfirmuar për Klan Kosovën zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Sot rreth orës 16:00, në lagjen Lakrishtë në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku, ku janë përfshirë një automjet dhe një motoçikletë. Si pasojë e aksidentit është lënduar një person (motoçiklisti)”, tha Ahmeti.