Aksident mes trenit dhe veturës, një i lënduar në Prishtinë
Një person ka mbetur i lënduar si pasojë e një aksidenti mes trenit dhe veturës.
Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë, Enis Pllana.
“Sot rreth orës 16:00 kemi pranuar informatën për një aksident trafiku me lëndime te “Përroi i njelmët” në Prishtinë. Në aksident janë përfshirë një veturë dhe një tren. Si pasojë lëndime ka pësuar një person, i cili ka pranuar tretman mjekësor”, ka thënë Pllana