Aksident mes treni dhe veturës në Prishtinë, lëndohen dy persona - NACIONALE

Aksident mes treni dhe veturës në Prishtinë, lëndohen dy persona

1 vit më parë

nga NACIONALE

Dy persona kanë mbetur të lënduar pas një aksidenti mes trenit dhe veturës në Prishtinë, më konkretisht në rrugën "Ramiz Cërnica".

Lajmi është konfirmuar nga zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinë, Flora Ahmeti.

Në vendin e ngjarjes, kanë dalë njësitet e nevojshme.

“Më datë 27.04.2025, rreth orës 07:30, në rrugën “Ramiz Cërnica” në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku mes një veture dhe një treni. Si pasojë e aksidentit, lëndime trupore kanë pësuar dy persona”
- ka thënë ajo.

Lajme të ngjashme