Aksident mes pesë veturave në rrugën Pejë – Prishtinë, lëndohen pesë persona
Një aksident me pesë të lënduar ka ndodhur në rrugën Pejë – Prishtinë, saktësisht në Vragoli.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha ka bërë të ditur për Gaztën Nacionale se në këtë aksident kanë qenë të përfshira pesë vetura.
“Ju njoftoj se rreth orës 17:20 në rrugën nacionale Pejë- Prishtinë në Vragoli është shkaktuar një Aksident trafiku me lëndime trupore, ku kanë qenë të përfshira 05 automjete. Lëndime trupore kanë kërkuar 05 persona dhe gjendja e tyre është raportuar të jetë stabile për momentin. Si pasoj e aksidentit është krijuar kolonë në drejtim të Prishtinës pasi qarkullimi është realizuar vetëm në një shirit të rrugës”, ka njoftuar Hoxha.
Ai ka bërë të ditur se në vendin e ngjarjes janë dal të gjitha njësitet e nevojshme dhe kanë kryer procedurat e nevojshme.